Telekomi slloven nxjerr në shitje IPKO-n

‘Telekom Slovenije’ ka njoftuar të premten se ka nisur aktivitetet për të shitur 100 përqind aksionet e saj të IPKO Telecommunications në Kosovë.

Vendimi është në përputhje me strategjinë e grupit Telekom Slovenije për periudhën 2019-2023, e cila gjithashtu përfshin mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm nëpërmjet zgjerimit ose disinvestimit në tregjet ku operon grupi, tha operatori i telekomit në një dosje në bursën e Lubjanës.

Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë.

Në mars të vitit 2018, Telekom Slovenije u bë pronar i vetëm i IPKO Telekomunikacionit, pasi u pajtua të blejë pjesën e mbetur prej 6.89% të kompanisë që nuk e kishte tashmë.

IPKO Telecommunications LLC është ofruesi kryesor i lidhjeve me brez të gjerë dhe ofrues i dytë më i madh në Kosovë.