Aksion i Njësisë Speciale në Mitrovicë dhe disa lokacione të tjera në Kosovë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion bastisjeje në Mitrovicë të Jugut gjatë mbrëmjes së kaluar.

Aksioni në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili deklaroi se detajet e tjera nuk mund të bëhen të ditur se për shkak të dëmtimit që mund t’i bëhet zhvillimit të këtij aksioni deri në përfundim e sipër.

”Një operacion policor është në proces. Për të mos dëmtuar procesin apo pengimin në arritjen e objektivave te Policisë tani nuk mund te japim detaje tjera, por pas përfundimit të këtij aksioni”. është shprehur ai.

Ndryshe burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aksioni kishte të bënte më Trafikim të qenieve njerëzorë dhe Prostitucion.

Lidhur me këtë janë bastisur disa lokale në Mitrovicën jugore, por edhe në disa lokacione të tjera anembanë Kosovës.

Detaje të tjera lidhur me këtë aksion të Njësisë Speciale të Kosovës, Policia do të njoftojë gjatë orëve në vazhdim.