Teleskopi më i madh në botë drejt përfundimit

Teleskopi më i madh në botë është një hap më pranë përfundimit. Këtë muaj ekipi që po punon pranë Teleskopit Gjigant Magelan (GMT) përfundoi segmentin e dytë të rëndësishëm të pasqyrave, një proces që ka filluar në Janar të 2012.

GMT është një përpjekje ndërkombëtare për të krijuar një teleskop i cili ofron imazhe 10 herë më të qarta sesa teleskopi hapësinor Hubble.

Kur të vihet në funksion ky teleskop do tu jap shkencëtarëve përgjigje të shumë pyetjeve të mëdha që i kanë shoqëruar në vite, si pyetja nëse jemi të vetëm në univers.

Astronomët do të grumbullojnë më shumë dritë se asnjëherë më parë nga një teleskop dhe të marrin rezolucionin më të lartë.

Megjithatë arritja e këtij objektivi nuk është diçka e thjeshtë. Teleskopi nuk do të kompletohet përpara 2027 kjo për shkak të kompleksitetit të pasqyrave. Çdo segment pasqyre është lakuar në një formë precize dhe rafinuar për një valë të caktuar drite, afro 1/1,000,000 e një inçi.

Segmentit të dytë ju deshën shtatë vite dhe Universiteti i Arizonës kishte arritur të përshpejtonte procesin e rafinimit të sipërfaqes së pasqyrave. Ekipi i GMT shpreson që të aplikojë të njëjtën teknikë në segmentet e ardhshme për të rritur ritmin e prodhimit. /PCWorld Albanian/