Temperatura brenda stadiumit llogaritet të ketë qenë 60 gradë Celsius. Video tronditëse nga koncerti i Taylor Swift, ku një 23-vjeçare humbi jetën

Koncerti i shumëpritur i Taylor Swift në Brazil u kthye në një tragjedi, duke ngritur pikëpyetje nëse ky koncert duhet të ishte bërë apo duhet anuluar. Meqenëse u mbajt gjatë një vale të nxehti të fortë që po godiste vendin, temperatura brenda stadiumit vlerësohet të ketë arritur në 60 gradë, duke rezultuar një përvojë mjaft e vështirë për shumë persona, ndërsa një 23-vjeçare humbi jetën.

Siç është shkruar nga një familje amerikane që jeton në Brazil (në rrjetet sociale ajo përdor emrin “Jeta Jonë Braziliane”):

“Një grua 23-vjeçare vdiq në koncertin e Taylor Swift. Ishim të rraskapitur nga pritja me orë të tëra në vapë dhe po shkriheshim në djersë. Mijëra morën trajtim mjekësor për shkak të nxehtësisë së paparë që goditi rajonin. Uji nuk u lejua jashtë stadiumit dhe njerëzit pritën me orë të tëra nën diell. Isha e trishtuar kur pashë kaq shumë fansa të zhgënjyer, por vapa ishte e padurueshme. Ngushëllimet tona për familjen e Ana Clara Benevides, e cila e humbi këtë javë jetën për shkak të temperaturave ekstreme”.