Tension në Bruksel, Kurti akuzon Serbinë: Keni kryer tri gjenocide kundër shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Serbinë në Bruksel për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve, ka mësuar B92.net. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më pas iu përgjigj ashpër.

Kurti pretendon se gjenocidi i parë ndodhi në vitin 1878 dhe i fundit në 1999, transmeton Indeksonline.

Atmosfera në negociata është shumë e tensionuar. Takimi pritet të përfundojë në orën 17:00.