Tension në Kuvend, Abelard Tahiri dëshiron ta heqë kutinë e votimin, ndërhyn Salih Zyba

Deputetët janë kthyer nga pauza në Kuvend. Në fillim të vazhdimit të seancës pati tensione, pasi shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, shkoi te foltorja për ta hequr kutinë e votimin, të cilën pozita e solli si përgatitje për të votuar për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i LVV-së, Salih Syba ndërhyu, gjë që solli më pas një përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Para pauzës, opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimore parlamentar për rrymën.

Çështja e komisionit u ngrit në Kuvend si temë e parë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kërkoi të vazhdojë seanca dhe të themelohet komisioni i propozuar prej tyre.

“Ta konsitutojmë themelimin e Komisionit Hetimor sepse në të kundërtën nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojmë me një normalitet parlamentar kur mohohet një e drejtë fundamentale e opozitës për ta ushtruar funksionin si opozitë”, tha Tahiri.