Tensione e përplasje mes deputetëve të VV-së e PDK-së, gjithçka çka ndodhi në Kuvend (VIDEO)

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka kërkuar pauzë pas tensioneve mes deputetëve të opozitës dhe të pozitës.

Gjithçka nisi pasi Bogujevci i ka ndërprerë fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit pasi ky i fundit e kritikoi atë se nuk mund ta mësojë se çfarë të bëjë.

Derisa deputetët e PDK-së po dilnin nga salla nisi një konfrontim mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.

Ky i fundit u përplas edhe me deputetin Sali Zyba ndërsa në anën tjetër Hajdar Beqa i PDK-së dhe Besim Muzaqi i VV-së për pak sa nuk u rrahën fizikisht.