Tensione në stadiumin bullgar, intervenon policia (Video)

Përkundër se në stadiumin në Sofje numri i tifozëve nuk është i madh, loja mes Kosovës dhe Bullgarisë nuk ka kaluar pa incidente.

Siç merr vesh Indeksonline, një zyrtar i Federatës së Futbollit të Bullgarisë ka gjuajtur me shishe, ku edhe ka lagur disa tifozë shqiptarë tek zona VIP.

E gjithë kjo ndodhi në momentin kur një lojtar humbi një rast për Bullgarinë.

Në përleshje janë përfshirë edhe shumë shqiptarë /Indeksonline/

https://youtu.be/gL9DHG0Oyxg?t=2