Tensione te Teatri Kombëtar, hidhet spraj i djegës (video)

Situata te Teatri Kombëtar sërish është tensionuar. Protestuesit kanë çarë gardhin metalik dhe kanë shtyrë forcat e policisë me qëllimin për t’u futur në oborrin e Teatrit.

Si pasojë e shtyrjes, disa protestues janë rrëzuar.

Report Tv raporton se për të qetësuar turmën, policia ka hedhur sprajt djegës. Si pasojë e sprajtit djegës, një nga qytetarët është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat, por mësohet se tashmë gjendja e tij është më e mirë.