Tentim grabitja në Badovc/ Kamioneta e të dyshuarve gjendet e djegur në Parallovë të Gjilan

Dje rreth orës 16:45 në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur ndaj automjetit të kompanisë së sigurimeve “Besa Security” që po transportonte para, me ç’rast u plagosën dy punonjës të kësaj kompanie.

Të dyshuarit për këtë rast, sipas policisë, janë larguar në drejtim të paditur dhe ende ndodhen në arrati.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se kamioneta, e cila ishte përdorur në këtë rast, është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Ndërkaq, dy të plagosurit janë duke u trajtuar ende në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Madje, mjeku kujdestar, Naser Syla, i tha mbrëmë Sinjalit se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë./Fokusi.info/