Tentim grabitje në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një dyqan në afërsi të parkut Karagaç të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50.

“Sipas dëshmitarëve tre persona kanë tentuar të kryejnë grabitje në një dyqan, por të njëjtit nuk kanë arritur. Lëndime të lehta ka pësuar një punëtore e dyqanit si pasojë e thyerjes së derës”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia është vënë në kërkim të tyre dhe rasti është duke u hetuar.