Tentim vjedhje në Prishtinë (foto)

Persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në ‘Albi Market’ në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Siç shihet nga këto foto të siguruara nga Indeksonline, hajnat kanë dëmtuar hyrjen në market.

Mirëpo, sipas punëtorëve, ata nuk kanë arritur të vjedhin asgjë.

Rastit të ‘tentim vjedhjes’ i është përgjigjur Policia, e cila po bënë hetimin e rastit.