Tentim vrasje në Malishevë, shkrepen 20 plumba – policia arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar në fshatin Shkozë të Malishevës, pasi që dyshohet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.