Mashtrohet 32-vjeçari nga Prishtina: Ia zhvatin 132 mijë euro për një pronë – arrestohet personi i dyshuar

Kosovarët jo rrallëherë japin shuma të majme parash te personat jokompetentë për të kryer shërbime të ndryshme, të cilët më vonë rezultojnë të jenë vetëm mashtrues. Pre e një mashtrimi të tillë kanë rënë edhe një qytetar në Prishtinë, i cili mori ka paguar një shumë të majme parash për blerjen e një prone. Por përveç që nuk arriti ta ‘kap’ tokën, ai mbeti edhe pa para.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet lidhur me rastin të cilin e ka denoncuar një 32-vjeçar që dyshohet se është mashtruar nga i dyshuari A.Z, 50-vjeçar.

Bazuar në dëshminë e tij dhënë hetuesve policorë, i riu ishte marrë vesh me të dyshuarin për blerjen e një prone, për të cilën duhej të paguante goxha shumë pata që t’i mundësohej blerja e pronës.

Por s’bëhet fjalë për 10 mijë e as 20 mijë, por për 132 mijë euro. Kështu ka pretenduar viktima, i cili ka deklaruar se ia ka dhënë të gjitha këto para nga muaji prill i vitit të kaluar, të ndara në disa pjesë.

Por meqë i dyshuari s’po bëhej i gjallë pasi i njëjti i kishte prezantuar dokumente fallco, premtimi mbeti bosh dhe viktima u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Pas disa muajsh hetime, Policia ka arritur ta arrestojë tek sot personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Mashtrim’, teksa veprimet tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.