Tentoi ta sulmojë infermieren, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, ka njoftuar së mbrëmë rreth orës 19:00, kanë arrestuar një person.

Arrestimi i tij, kishte ndodhur derisa i dyshuari kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Në shenjë pakënaqësie me ndihmën që i është ofruar, i dyshuar ka tentuar ta sulmojë fizikisht infermieren.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.