Tentojnë ta arrestojnë një person, policët qëllojnë njëri-tjetrin

Një kalimtar në Floridën e Jugut kapi momentin e çuditshëm kur një oficer policie aksidentalisht goditi shokun e tij gjatë një arrestimi të një 26 vjeçari.

Të identifikuar si E. Rodriguez dhe G. Casiano, dy zyrtarët në Departamentin e Policisë në Miami u përfshinë në një grindje me 26-vjeçarin Riboberto Castillo, i cili ishte në ndikim të kokainës.

Sipas policisë, Castillo përpiqej t’i rezistonte arrestimit duke shqelmuar dhe duke bërë që Casiano dhe Rodriguez të rrëzohen në tokë në rrugën Little Havana. Por, kur e panë që ai nuk po ndalej vendosën ta përdorin revolen elektrike e njohur si elektroshok, por aksidentalisht njëri godet partnerin e tij.