Tentojnë ta grabisin një bankomat në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësht raporton se në orët e mëngjesit të ditës së hënë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e një banke.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore, njofton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.