“Kongresi është i sigurt”! Senatori: Certifikimin e Joe Biden do ta bëjmë sonte

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se ndërtesa e Kapitolit tani është e sigurt. Një zyrtar amerikan u shpreh se Kongresi është i sigurt pas trazirave, protestuesit u nxorën jashtë dhe situata është nën kontroll.

20 persona janë arrestuar, shkruan CNN. Senatori demokrat Joe Manchin tha për CNN se ekziston besimi se Kongresi do të përfundojë certifikimin e Kolegjit Zgjedhor sonte.