Tërheqja e 30% të Trustit, paralajmërohet sërish protestë

Në grupin “pro tërheqjes 30% të trsutit”, në të cilën janë mbi 28 mijë anëtarë, është bërë thirrje për protestë për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale.

Aktivisti, Visar Dili, me anë të një njoftimi ka kërkuar që të bëhen 20 deri në 30 persona për organizim të protestës pro tërheqjës së trustit.

Në njoftimin e tij thuhet se takimi do të bëhet nga ora 10:00 përballë Qeverisë këtë të enjtë.

“Ata/ Ato që do të na bashkangjiten për konfirmim ju lutem të shkruajnë tek une ose Adnan Jashari ne privat, sepse aty dhe do të ndahen punët pastaj”, thuhet në njoftimin e tij.