Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë Rihter ka goditur në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë, ka njoftuar Agjencia Gjeofizike e Indonezisë (BMKG) raporton “Reuters”.

Sipas, Qendrës Euro-Mesdhetare Sizmologjike (EMSC), shkalla e tërmetit ishte 6.9 ballë Rihter.

Tërmeti ishte 20 kilometra në thellësi.

Tërmeti ka ndezur alarmet për mundësinë e cunamit.