Tottenhami nuk heq dorë nga Muriqi

Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Fenerbahçen, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës

Tottenhami po vazhdon ta vëzhgojë Vedat Muriqin. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk “Sporx”.

Sulmuesi kosovar po shfaq formë të jashtëzakonshme me Fenerbahçen, ndërsa shkëlqeu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.

Për këtë, klubet e njohura evropiane ia kanë vënë syrin atij.

Futbollisti nga Prizreni i ka realizuar 9 gola në 13 ndeshje në Superligën turke këtë sezon, ndërsa i kishte shënuar 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar me Rizesporin.