Tërmet në Kosovë: Ndjehet në këto qytete

Një tërmet i lehtë ka goditur para pak çastesh Prizrenin dhe Suharekën.

Sipas qytetarëve një tërmet i lehtë është ndierë sot në Prizren dhe Suharekë dhe se sipas tyre ky është i dyti, pasi që një kishte lëkundur tokën edhe në orët e para të mëngjesit.

Në uebfaqen EMSC që regjistron tërmetet, bëhet e ditur se në fshatin Gjinoc të Suharekës ka qenë epiqendra dhe se fuqia e tij ka qenë me magnitudë prej 2.9 shkallë të Rihterit dhe thellësia ka qenë prej 2 kilometra.

Ky tërmet është ndjerë në Suharekë dhe në Prizren, por që ka qenë i vogël dhe nuk ka shkaktuar ndonjë dëm.

Metro do të ju mbajë të informuar rreth këtij tërmeti, posa që autoritetet zyrtare të japin detaje shtesë. /gazetametro.net