Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me intensitet 5.4 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndjerë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar.