Tërmet në Shqipëri

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mesditën e sotme 11 km nga qyteti i Lezhës dhe 6 km nga qyteti i Rubikut.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 13:35 ndërsa magnituda është 3.1 e shkallës Rihter.

Në këtë zonë të veriut u ndjenë lëkundje tërmeti edhe të shtunën pasdite./abcnews.al