Natyra Kuçi e PSD’së godet Kurtin: Dikur i kundërshtoje shumë xhipat me xhama të zi dhe truprojat

Zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi, i ka kujtuar Kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurtit, se si një kohë kundërshtonte xhipat me xhama të zi dhe truprojat të cilat ai tashmë po i quan rregull e jo nevojë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se kauzat mbi të cilat u rritë, ai tashmë pi pranon si rregulla protokollare.

“Sakrifica për rritjen e VV ishte e madhe dhe kjo nuk u bë vetëm për të ndërruar pushtetin, por u bë për një transformim të madh shoqëror dhe realizim të thirrjeve tona për të cilat morëm mbështetje”, ka shkruar Kuçi tutje.

Shkrimi i plotë:

Xhipi me xhama të zi dhe truprojat të cilët aq zëshëm kundërshtoheshin, sot na qenkan „më parë rregull sesa nevoja“ e kryeministrit Albin Kurti. E nëse kauzat mbi të cilat rritesh, pra që i përdor kur je i dobët, pranohen si rregulla protokollare në momentin që bëhesh me pushtet, shpërfaqin një dilemë të madhe për qeverisjen e ardhshme.

Sakrifica për rritjen e VV ishte e madhe dhe kjo nuk u bë vetëm për të ndërruar pushtetin, por u bë për një transformim të madh shoqëror dhe realizim të thirrjeve tona për të cilat morëm mbështetje.