Tërmeti godet sërish Shqipërinë

Një tërmet i magnitudës 3.4 ka rënë në afërsi të Tiranës.

Lëkundjet janë shënuar në orën 14:22 dhe rreth 5km në jug të Shijakut dhe 22 km nga Tirana.

Lëkundjet po vazhdojnë edhe pas një jave kur tërmeti me magnitudë prej 5.8 shkallësh të Rihterit goditi Shqipërinë duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime trupore në njerëz.