Maqedonia zyrtarisht kundërshtare e Kosovës në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Maqedonisë Veriore do të jetë kundërshtarja e radhës për Kosovën, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Maqedonia Veriore ka pësuar humbje 2:1 në përballjen kundër Austrisë, duke shuar edhe matematikisht shpresat për kualifkimi përmes eliminatoreve.

Golat e David Alba në minutën 8-të dhe Stefan Lainer në minutën 48-të i dhanë fitoren kombëtares së Austrisë.

Austria tashmë numëron 19 pikë në pozitën e dytë në tabelë, duke siguruar një biletë për Euro 2020.

Maqedonia Veriore mbetet në kuotën e 14 pikëve, edhe zyrtarisht jashtë garës. Shpresa e vetme e tyre tashmë mbetet Liga e Kombeve, ku përballë do të kenë Kosovën, më 26 mars.

klankosova.tv