Tërmeti i fuqishëm, shihni si vrapojnë njerëzit për të dalë nga një qendër tregtare (video)

Mijëra qytetarë janë tronditur sot nga lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë më së shumti në Durrës e Tiranë.

Ata kanë dalë në rrugë me nxitim pasi goditja ka qenë tepër e fortë, ashtu si edhe e dyta.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në një qendër tregtare në Tiranë.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” qytetarët shihen teksa vrapojnë për të dalë nga ndërtesa.