Tërmeti i nisur nga Latifi, Sherif realizon përmbysje alla-Liverpul (Video)

Sherif Tiraspoli bëri një ndeshje për t’u harruar një javë më parë në shtëpi, duke u mposhtur 0-3 nga Tbilisi. Sot, po luhet ndeshja e kthimit dhe Tiraspoli synon mrekullinë. Takimi nis shumë mirë për skuadrën moldave të Tiraspolit, pasi që në minutën e tretë, ka kaluar në avantazh.

Goli është shënuar nga shqiptari Liridon Latifi, i cili nga një distancë e afërt nuk e ka të vështirë të shënojë. Vetëm pesë minuta më vonë, Tiraspoli ka shënuar dhe golin e dytë. Një autgol i Mergashvilit rihap fatet e kualifikimit dhe vetëm pas 8 minutash lojë, asgjë nuk duket si një mision i pamundur për Tiraspolin.

Përmbysja e madhe do të vinte që në minutën e 10-të të takimit. Tambe do të shënonte 2 minuta pas autogolit të vendasve dhe gjithçka u barazua. Një sfidë e çmendur…

https://www.youtube.com/watch?v=eKDwENZTlY0