Tërmeti i sotëm, shembet ndërtesa në Laç

Lëkundjet e fundit të tërmetit kanë dëmtuar një kat të pallatit në qendër të Laçit.

Nga të dhënat më të fundit mësohet se bëhet fjalë për shtesën e saj.

Nuk është raportuar për të lënduar por shembja e tij ka shkaktuar panik.

Me sa duket, shtesa e pallatit, goditjen më të fortë e ka marrë nga tërmeti i ndodhur ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që sot, nga lëkundjet e orës 16.00, duket se e kanë rrëzuar plotësisht./abcnews.al/