Tërmeti në Turqi/ Shkon në 6 numri i viktimave, raportohen 202 të plagosur

Numri i viktimave në Izmir të Turqisë ka shkuar në 6 si pasojë e tërmetit të mesditës së sotme.

Sipas mediave turke, së fundmi kanë humbur jetën edhe dy fëmijë, teksa numërohen 202 të plagosur.
Sakaq vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga lëkundjet.

Tërmeti i magnitudës 6.6 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme brigjet e detit Egje, ku më të prekurit ishin ishulli grek i Samosit dhe qyteti i Izmirit në Turqi. Tërmeti u shoqërua edhe me shumë paslëkundje, duhe hapur panik te qytetarët.

Dhjetra godina janë shembur, në një kohë që raportohet për shumë të bllokuar nën rrënoja.