Tërmkolli e godet udhëheqësinë e LDK-së: E kanë humbë rrugën e po kërkojnë “rrugë të re”

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli e ka goditur udhëheqësinë e partisë më të vjetër në vend.

Tërmkolli reagoi duke marrë shkas nga iniciativa e fundit e LDK-së për “rrugën e re pa Kurtin”.

“E kanë humbë udhën e po kërkojnë ” rrugë të re”?!”, shkroi ish-ministrja dhe ish-anëtarja e Kryesisë së LDK-së.