Vetaksident në magjistralen Mitrovicë- Skënderaj, rrotullohet vetura

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë- Skënderaj, më saktësisht në fshatin Tërrnafc.

Një veturë shihet të ketë përfunduar me katër rrota përpjetë, përcjell Jepi zë.

Nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar, ndërsa policia shihet të ketë dalë në vendngjarje.

Ndërkaq, aksidente të tilla kanë qenë të shpeshta ditëve të fundit, ndonëse shkak mund të jetë moti i keq.