Tërmkolli nervozohet me Albulena Haxhiun: Kush je ti ta dërgosh Haradinajn në burg?

Një ditë më parë Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se nëse bëhet ministre e drejtësisë do të dërgojë në burg disa figura politike e në mesin e tyre edhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, ndaj kësaj deklarate ka reaguar Melihate Tërmkolli, anëtare e LDK-së.

Tërmkolli ka pyetur Haxhiu se kush është ajo që t’a dërgoj Haradinajn në burg.

“E keni dëgjuar mbrëmë Albulena Haxhiun, është niveli më i lartë i një absurditeti. Një politikan që duket sikur do të dalë nga studio ta çojë Ramushin në burg… Kush je ti? Kjo nuk është detyrë e politikanit, ta burgosë dikë”, është shprehur Tërmkolli në Pressing.

Sipas ish-deputetes së LDK-së partia e Kurtit nuk është fituese absolute e zgjedhjeve dhe nuk duhet të sillet si e tillë me LDK-në.

“Vetëvendosja nuk është fituese absolute që t’i qaset LDK’së si e tillë. Është fituese e zgjedhjeve por jo t’i qaset LDK’së si fituese absolute e zgjedhjeve”, ka thënë Tërmkolli.

Duke folur për situatën e krijuar politike mes LDK-së e VV-së, ajo ka thënë se është bërë pazar.