Tërmkolli sulmon ashpër Abdixhikun, e akuzon se po do ta “zhduk” politikisht

Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, po e akuzon kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku se po do ta zhduk politikisht.

Madje kjo ajo thotë se po ndodhë për herë të dytë, pasi që herën e parë këtë kishte tentuar ta bëj Isa Mustafa.

“Edhe në 1989-tën më diferencoi deri në “zhdukje” politika gjenocidale e Millosheviqit të cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Diferencimi ideo-politik dhe përpjekja për të më “zhdukur”, po vazhdon. Pas Isës & Co, tani halli i Lumirit?!

Edhe në 1989-tën më diferencoi deri në “zhdukje” politika gjenocidale e Millosheviqit të cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri.

Eu, eu, ku kemi ra.