Tërmkolli: U realizua plani i Akademisë serbe, LDK ka rënë në duar të Soros-istëve e pakurrizorëve që e quanin veten rugovistë

Ndryshimet e fundit që ndodhën brenda partisë Lidhja Demokratike e Kosovës bënë që të ketë reagime nga më të ndryshmet.

Reagime të ashpra pati edhe nga ish-anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

Së fundi ngjashëm ka reaguar edhe Melihate Tërmkolli, e cila tha se e djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duart e “Soro-istëve, Ora-istëve,Riinvest-ëve” dhe pa-kurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë.

Postimi i plotë:

E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!

Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!

Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!

Bravo Vjosa Osmani & Co!

Bravo akademikë të LDK-së!

U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!

Këtu jemi!

#MT .