Sulmi në Paris: ‘Katër persona të vrarë’ nga njeriu me thikë

Një person me thikë ka vrarë katër policë jashtë selisë qendrore të policisë në Paris, raportojnë mediat franceze.

Sulmuesi, i cili u raportua se ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës, u qëllua për vdekje më vonë nga policia.

Zona në ‘île de la Cité – në qendër të Parisit – është mbyllur.

Sulmi i sotëm ndodhi rreth orës 13:00 në oborrin e ndërtesës së policisë. Kjo erdhi pasi policia franceze hyri në grevë në të gjithë vendin për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve policorë dhe rritjes së rasteve të vetëvrasjeve brenda kësaj force.

Raportohet se në vendin e ngjarjes është edhe ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.