Tetë të arrestuar në Prizren për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, më 22 gusht ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër-kontroll në trembëdhjetë (13) lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe gjatë operacionit janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar, njoftoi Policia.

Personat e dyshuar me iniciale janë:

· B. M., M/Sh/K i lindur më 1977

· F. K., ,M/Sh/K i lindur më 1998

· B. M., M/Sh/K i lindur më 1976

· F. H., M/Sh/K i lindur më 1976

· L. A., M/Sh/K i lindur më 1976

· A. K.,M/Sh/K i lindur më 1996

· A. B., M/Sh/K i lindur më 1983

· F. S., M /Sh/K i lindur më 1971

Gjatë kontrollit në tetë (8) lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante:

-Pesë (5) shtëpiza të kompjuterit;

-Njëmbëdhjetë (11) telefona mobilë;

-Katërqind e tetëdhjetë e pesë (485) euro, dhe

-Tiketa të lojërave të fatit

Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i Shtetit dhe me vendim të prokurorit shtatë (7) nga personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.

Në zbatim të urdhëresës kanë qenë të angazhuar zyrtarë policorë të njesive kompetente, të asistuar nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit si dhe Njësia për Krime Kibernetike e Policisë së Kosovës.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren do të vazhdojë me veprime hetimore në kompletim dhe referim të rastit në Prokurori, thuhet në njoftimin e PK-së.