Tetë të lënduar në qendrën e skijimit në Brezovicë

Tetë persona janë lënduar këtë të dielë në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim deklarojnë se gjatë ditës së djeshme shumë qytetarë kanë pësuar lëndime gjatë skijimit si thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar.

“Sot në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet tona ju kanë dalur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevoj pas lëndimeve të pësuara gjatë skijimit si thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar. Gjithësej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, thuhet në njoftim.