Teuta Rugova bojkoton Isa Mustafën, nuk ka guxim ta komentojë kush në parti (video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, rrallëherë respekton vendimet e partisë.

Të hënën lideri i tyre Isa Mustafa i ftoi në takim të gjithë deputetët e këtij subjekti politik, por Rugova mungoi, njofton Klan Kosova.

Rugova ishte e vetmja që mungoi në takimin ku u diskutua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Ramush Haradinajt.