Thaçi akuzon Osmanin: Familjarë të saj i kanë shërbyer Serbisë

Presidenti Hashim Thaçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Thaçi ka thënë se pjesëtarë të familjes së Vjosa Osmanit, i kanë shërbyer Serbisë kundër Kosovës, por që nuk ka përmend emra, apo nuk ka dhënë detaje.

Por ka thënë se nëse ajo vazhdon të shpifë ndaj tij do të dalë edhe me detaje të tjera.

“Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë. Sikur të isha në vend të saj do të isha djersitur”, tha Thaçi në Rubikon.