Thaçi demanton gënjeshtrën e mediave serbe për pushimet në Turqi, publikon foto nga Prevalla

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar fotografi nga Prevalla dhe bjeshkët e Sharrit.

“Vapën e ditës së sotme, më së miri e mund vreskia e Prevallës dhe e bjeshkëve të Sharrit. HTH”, shkruan ai në FB, përballë fotografive që ka publikuar.

Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se presidenti Thaçi po pushon ‘në një plazh të tërë veç për vete’. Sipas mediave serbe, Thaçi po kalon pushimet në Bordum të Turqisë në një pallat ultraluksoz.

Mirëpo, Thaçi s’qenka në Bordum të Turqisë, por në Prevallë.