Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar të vrarët nga serbët në fshatin Beleg të Deçanit, shkruan Fokusi.info.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës dhe se drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë.

“Edhe pas 21 vitesh askush nuk ka dalë para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare as për këtë krim. Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës. Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë”, ka shkruar ai.