Themelohet edhe Komisioni Hetimor i Vetëvendosjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar edhe themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë të propozuar nga pozita.

Me 95 vota për, deputetët e kanë përkrahur themelimin e këtij komisioni duke propozuar edhe emrat e anëtarëve të komisionit.

Anëtarët e këtij komisioni do të jenë:

Hajdar Beqa-kryetar

Armend Muja- zv.kryesues

Haki Abazi- anëtar

Arbër Rexhaj- anëtar

Halil Thaçi- anëtar

Rashit Qalaj-anëtar

Armend Zemaj-anëtar

Rrezarta Krasniqi- anëtare

Time Kadrijaj- anëtare

Duda Balje- anëtare

dhe një anëtar nga Lista Serbe.