Thaçi e diskrediton Lajçakun, “e mbylli telefonin dhe votoi kundër Kosovës në UNESCO”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar zgjedhjen e ministrit të  Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi.

“Kemi një besueshmëri për rolin udhëheqës për presidentin Trump edhe ambasadorin Grenell edhe nga Kosova edhe nga Serbia.

Unë nuk e mohoj rolin e BE-së, kam punuar një dekadë edhe me baroneshën Eshton edhe me zonjën Mogherini, i theksova favoret që Kosovës i ka sjellë marrëveshje vitit 2013-të, ani pse natyrisht ende ka probleme. Por, sot kemi të bëjmë me një BE që ende pesë vende të asaj familje që ne synojmë nuk e kanë njohur Kosovën dhe kemi një përfaqësues të politikës së jashtme që vjen nga një shtet që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, por, që e ka pranuar dokumentin e Ahtisarit, me gjasë do të kemi edhe të ngarkuarin special të Kosovës, mikun tim, se e njoh që 20 vite ministrin e jashtëm sllovak, Mirosllav Lajcak.

Unë jam takuar me z.Lajcak dhe i kam thënë shumë qartë nuk do të arrish rezultat në Kosovë, pikë, pse për tërë këto vite ka qenë ministër i Jashtëm i Sllovakisë, se kanë njohur Kosovën, cili del pozicioni i tij në raport me Kosovën? Neutral? Jo faleminderit.

E para vendimi që do ta marrë BE është liberalizimi i pari që duhet të ndodhë për me kthy pak shpresën, përndryshe niveli i besueshmërisë është shumë i ulët me të drejtë”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se ka mosunitet evropian, teksa ka përmendur edhe votën kundër Kosovës që Lajçak e kishte bërë në UNESCO.

“Kush garanton që Lajçak vjen në Prishtinë dhe e mbështesin të gjitha shtetet e BE-së. Këtë mos unitet evropian të Brukselit, këtë qasje të gabuar, emërimi i një personaliteti të tillë është gabim strategjik. Është preferencë e gabuar në procesin mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi duke propozuar dikë që e ka njohur Kosovën në këtë pozitë.

Në anën tjetër e theksoj se duhet të kemi qasje shumë serioze dhe shumë të përgjegjshme për tërë angazhimet.

Unë vetë jam dëshmitarë sepse në UNECSO kemi humbur për dy vota, dhe ato votat vendimtare që janë premtuar Kosovën në fund e ka mbyll telefonin dhe ka votu kundër është Miroslav Lajçak”, ka thënë ai./GazetaExpress/