Thaçi e quan Kurtin paranojak

0
241
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi e ka quajtur paranojak Albin Kurtin, kryetarin e Vetëvendosjes.
“Albin Kurti ti je një paranojak, shyqyr që nuk mundesh kurrë më ardh në pushtet dhe ne të qëndrojmë në paranoja tuat”, ka thënë ajo në Kuvend.
“Unë jam mbesë krenare e Hashim Thaçit dhe deputete krenare e Partisë Demokratike të Kosovës”.
Thaçi i është përgjigjur kështu Kurtit pas fjalimit të tij në Kuvend, kur ka bërë thirrje të mos votohet Ligji për Dialogun.