Thaçi: Falënderim të përjetshëm burrave dhe grave tona dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar qytetarët me rastin e 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Presidenti Thaçi ka thënë se liria e Kosovës është mbi të gjitha, rezultat i luftës së burrave dhe grave të vendit tonë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sot, Aleanca Veriatlantike i bëri njëzet e një vite prezencë në Kosovë. Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë.

Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme.

Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë! HTH