Një femër tenton të vetëvritet me preparate kimike

Një femër në Prizren ka tentuar ta vetëvritet duke pirë preparate kimike, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

Motivi i incidentit është kanosja qe i është bërë viktimës nga ana e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar ku ky i fundit kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës. Nuk raportohet për të arrestuar.