Nxënës shkolle dhe gra po ktheheshin në shtëpi, autobusi përfundon në humnerë, 44 të vdekur

Një autobus me rreth 60 persona në bord përfundoi në greminë, ku më shumë se gjysma e udhëtarëve humbën jetën.

Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur kurse të tjerët mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi në rrethin e Kullu të Himachal Pradesh, një shtet malor në veri të Indisë.

Autobusi doli nga rruga dhe ra në humnerë duke përfunduar në lumë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shprehu pikëllimin e tij e të kombit mbi ngjarjen.

Zyrtarët fillimisht raportuan për 25 të vdekur. Por numri i tyre u rrit me kalimin e orëve.

Autobusi i shkatërruar përfundoi në përrua ku njerëz të rastësishëm ndihmuan disa nga të mbijetuarit.

Policia shtoi se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë që po ktheheshin nga puna dhe shkolla.