Thaçi: Grenell erdhi për dialogun me Serbinë, jo për koalicionin VV-LDK (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell janë takuar për një darkë pune.

Me këtë rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka falënderuar Grenell për marrëveshjen për linje ajrore mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Grenell ka bërë diçka që deri më tani askush nuk e ka bërë, raporton lajmi.net.

“Falënderova Grenell për ardhjen në Kosovë, për vizitën. Dëshirojë të falënderoj për marrëveshjen e re që kemi arritur nën liderishipin e Grenell, atë për linjën ajrore Prishtinën- Beograd. Atë që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë po e bënë Grenell. Roli i amerikanëve është i pazëvendësueshëm. Roli i Trump do të jetë vendimtar në marrëveshjen finale me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu ka thënë se me Grenell po bisedojnë për dialogun me Serbin, dhe se ai nuk ardhur në Kosovë për çështje të brendshme.

“Natyrisht se unë e kam nominuar kandidatin për kryeministër, më kërkesën e tij. Tash u mbetet partive politikë që të punojë dhe të gjejnë zgjidhjen. Ambasadori Grenell është i dërguari special për arritjen e marrëveshjes me Serbinë dhe nuk është këtu për çështje të brendshme lokalë, ne do të bisedojmë për dialogun. Kjo vizitë është jashtë agjendave të brendshme lokale”, ka thënë Thaçi.